Banesat e komintetit rom në zonën e Shkozës, në Tirnë paraditen e sotme janë përfshirë nga flakët.
Nga të dhënat e fundit rezulton se zjarrfikësit arritën të vinin nën kontroll flakët. Ndërsa më pas ka pasur edhe protesta nga banorët.
Autoritetet komunikojnë se, zjarri ka shkaktuar dëme materiale në shumë shtëpi, por për fat të mirë jo në njerëz.
Në vendin e ngjarjes shkoi edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili foli për mediat duke thënë se duhet gjetur një zgjidhje emergjente për 9 familjet rome. “Është një grup në risk, që jeton në kushte ekstremisht të vështira”, tha Totozani.
Pas Avokatit të Popullit në vendngjarje mbërriti edhe kreu i këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, i cili i bëri thirrje banorëve që të ruajnë gjakftohtësinë.
“E mirëkuptoj zemërimin e banorëve, por duhet të ruajnë gjakftohtësinë. Duhet të punohet për rekuperimin e dëmeve. këtu duhet të ishte vetë Erion Veliaj, situata është mëse e vështirë. këtu nuk jemi për të prodhuar politik. Zemërimi i banorëve është mjaft i qartë. Kemi të bëjmë me probleme të mbartura dhe ka autoritete qendrore e vendore që duhet të zgjidhin situatën”, tha Olli.





