Dy mjete janë shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Vlorës.

Policia thotë se është njoftuar këtë të shtunë se në fshatin Bunavi janë gjendur të djegur një furgon në pronësi të shtetasit A.A., të cilin sot e ka denoncuar mjetin të vjedhur, si dhe një automjet tip “Golf”, i cili rezulton me targat e një tjetër mjeti.

Për rastin është ngritur një grup hetimor, i cili shkoi në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të saj dhe identifikimin e kapjen e autorëve.