Një automjet është shkrumbuar nga flakët paraditen e sotme në rrugën e Arbrit.

Automjeti tip Audi është përfshirë nga flakët në bypass-in e Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit.

Për fat të mirë, personi që ka qenë brenda në automjet ka arritur të dalë në kohë.

Tashmë pritet që në vendin e ngjarjes të mbërrijë policia për të sqaruar rrethanat e plota të saj.