Autobusi i linjës Shqipëri-Greqi është përfshirë sot nga flakët duke u shkrumbur plotësisht. Shkak i këtij zjarri mendohet se ka qenë një defekt në motor.

Sipas raportimeve të medieve greke, ngjarja mësohet të ketë ndodhur diku rreth orës 18:00 pasdite pranë vendit të njohur si Istmos në Korinth.

Për fat të mirë mjeti gjendej i parkuar kur u përfshi nga flakët ndërkohë që 30 pasagjerët nuk ishin në autobus kur ranë flakët.

Policia greke deri tani ka referuar vetëm për dëme materiale. Në vendngjarje shkuan menjëherë 6 zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.