Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët një automjet me targa zviceriane, në afërsi të Arapajt, në Durrës.

Automjeti ishte në ecje në momentin kur shpërthyen flakët, që sipas drejtueses së makinës nisën nga kroskoti.

Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të ekipit zjarrfikës, automjeti u shkrumbua thuajse tërësisht.

Fatmirësisht nga incidenti ka vetëm dëme materiale, pasi drejtuesja e mjeti shpëtoi pa lëndime.