Një shtëpi privatë është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë në Shkodër, në afërsi të shkollës “Oso Kuka”.

Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit nuk kishte persona brenda, pasi dy fëmijët sapo ishin nisur për në shkollë, ndërsa nëna e tyre ndodhej jashtë banesës.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga pakujdesia e zonjës së shtëpisë e cila mund të ketë harruar ndonjë pajisje elektrike ndezur.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse për të shuar flakët.

Tri dhomat e shtëpisë janë djegur totalisht.

Mësohet se banesa ishte marrë me qira nga nëna e fëmijëve.