Një makinë tip "Benz" është djegur plotësisht mëngjesin e së dielës në qytetin e Vlorës.

Nga informacionet paraprake nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. Sipas policisë, automjeti i djegur është tip Benz me targa AA007 ER në pronësi të një të riu.

Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.