Një makinë është përfshirë nga flakët në Bypassin e Vlorës mbi fshatin Radhimë.
Makina e tipit “Benz C Class” ka qenë duke udhëtuar nga Orikumi në drejtim të Vlorës kur është përfshirë nga flakët.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrfikësja e cila ka bllokuar rrugën për lirimin e aksit në mënyrë të kalojnë mjetet e tjera.
Mendohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që policia po bën veprimet në vendngjarje.