Një magazinë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës, pak pasi kalon Urën e Dajlanit.
Ngjitur me magazinën ndodhen edhe objekte të tjera, të cilat rrezikoheshin nga flakët. Është dashur puna e zjarrfikëseve të Durrësit dhe atyre të portit detar për të vënë në kontroll flakët.
Mësohet se flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Policia dhe ekspertët e fushës ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
Ndërkohë policia ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen.





