Një godinë në Jalë të Himarës është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas informacioneve paraprake nga Shërbimi zjarrfikës në Himarë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike.

Si pasojë zjarri ka përfshirë të katër dhomat që shërbenin si hotel, ndërsa janë shkrumbuar të gjitha pajisjet elektrike.

Godina që shërbente si kuzhinë, bar, restorant dhe 4 dhoma hoteli ndodhet në Jalë, shumë pranë shëtitores së saj.

Kjo godinë gjatë sezonit veror shërbente për të rinjtë e LRI-së.