Një lokal dykatësh me përbërje druri është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në zonën e Kënalles, në Shëngjin.
Dëmet janë të mëdha ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona brenda kur ka rënë zjarri.
Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.





