Një magazinë me amballazhe është djegur plotësisht në Gjirokastër.
Zjarri ka rënë rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm, duke përfshirë edhe një furrë buke që fatmirësisht është mundur të shpëtohet nga ndërhyrja e zjarrfikëseve.
Shkak i zjarrit ka qenë pakujdesia e punonjësit të furrës. Era ka përcjellë në stivën e druve shkëndijat e prushit të nxjerra jashtë, pas ndërrimit të zjarrit të furrës duke përfshirë jo vetëm stivën me dru, por edhe magazinën në krah, pikë shumice ambalazhimi dhe baletash druri.
Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve dhe policisë së shtetit ka ndihmuar në shmangien e zjarrit në magazinat e tjera dhe kamionët e parkuar në vend.





