Një automjet është djegur tërësisht rreth orës 03:00 të mëngjesit në Vlorë. Mjeti tip “Daimler Chrysler”, në pronësi të 25-vjeçarit me iniciale M.D., ishte parkuar në lagjen “Kushtrimi” përballë shkollës “Halim Xhelo” kur u shkrumbua nga flakët.

Në vendngjarje shkuan shërbimet policore së bashku me shërbimin zjarrfikës, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Nga verifikimi paraprak i këqyrjes së mjetit dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht, informon policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.