Një automjet është shkrumbuar gjatë natës në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, zona e Plazhit, ndërsa makina mësohet se është në pronësi të shtetasit D.K.
“DurrësLajm” sjell edhe pamjet e para të makinës së shkrumbuar nga vendi i ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se djegia e mjetit është shkaktuar nga një defekt teknik, ndërkohë që mësohet se policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 01.03.2022, gjatë natës, është djegur mjeti në pronësi të shtetasit D. K., 46 vjeç. Paraprakisht dyshohet se djegia e mjetit është shkaktuar nga një defekt teknik. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.