Një automjet është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në bypassin e Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit.

Dyshohet se në automjet ndodheshin dy të rinj, të cilët ishin nisur në drejtim të Qarkut Dibër.

Fatmirësisht nuk ka patur pasoja tek të rinjtë, ndërsa makina është shkrumbuar totalisht.

Djegia e makinës ka krijuar trafik të gjatë për shkak se automjetet e tjera kishin frikë të kalonin pranë mjetit të djegur, pasi mund të shpërthente.

Ndërkohë, drejt vendit të ngjarjes është nisur policia dhe grupi hetimor.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë shkëndijë elektrike nga mbinxehja e motorit.