Një makinë në lëvizje është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi në zonën e Selitës në kryeqytet rreth orës 07:45.

Makina ka qenë në lëvizje kur mori flakë dhe u shkrumbua tërësisht.

Ndërsa drejtuesi i mjetit ka mundur që të dalë nga makina dhe nuk ka pësuar lëndime. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.