Një automjet është përfshirë plotësisht nga flakët në Nishtulla pasditen e kësaj të marte, duke shkaktuar shqetësim te banorët vendas dhe kalimtarët.
Sikundër duket nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm”, makina po shkrumbohet plotësisht, ndërsa mjetet zjarrfikëse ende nuk kanë mbërritur në vendngjarje.
Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar, pasi automjeti ishte i parkuar në anë të rrugës.
Origjina e zjarrit nuk është përcaktuar ende, andaj nuk është raportuar nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme, apo shkak i një defekti teknik.
Më tepër detaje pritet të mësohen në vijim të hetimeve.





