Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në vendin e quajtur Ura e Hoxharës në Fier.
Automjeti tip BMW me targa AA 626 VN, në pronësi të shtetasit Aristir Malo, ka marrë flakë në ecje e sipër.
Dyshimet e para flasin për shkëndijë elektrike, ndërsa fatmirësisht shoferi nuk ka pësuar lëndime.
Ndërkohë automjeti është shkrumbuar plotësisht.





