Autobusi i një kompanie greke të linjës Volos-Tiranë është djegur tërësisht pasditen e sotme, por fatmirësisht asnjëri prej udhëtarëve nuk ka pësuar lëndime. Ata kanë mbërritur në destinacionin e parashikuar përmes autobusëve të firmave të tjera.
Automjeti është përfshirë nga zjarri në vendin e quajtur Sarandaporu, në aksin Kozanë-Larisa dhe shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin e dinamove.
Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar bagazhet e udhëtarëve, por kompania ka deklaruar se do t’i dëmshpërblejë ata sipas ligjeve në fuqi.