Elbasan, 2 prill 2014 – Burre e grua kanë humbur jetën nga zjarri i rënë në banesën e tyre në fshatin Mlizë të Elbasanit. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, ndërsa viktimat janë bashkëshortët Dhimitër dhe Fanie Sinani përkatësisht 53 dhe 50 vjeç. Dyshohet se zjarri fillimisht ka rënë në kuzhinën e banesës, në katin e dytë, duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë shtëpinë.
Një bombul gazi dyshohet të jetë shkaku i zjarrit në banesë. Përfshirja e rrufeshme e gjithë godinës nga flakët, i ka zënë në befasi burrë e grua. Ata kanë tentuar ta shuajnë, por kjo ju ka kushtuar jetën. Dyshohet që në fillim ata janë asfikuar dhe pastaj janë djegur. Zyrtarisht ende nuk ka një shkak të qartë për ngjarjen dhe hetimet janë orientuar si fillim te bombula e gazit, pasi dyshohet që gazi i saj mund të ketë patur kontakt me ndonjë vatër zjarri në kuzhinë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





