Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme (23 gusht) pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë.
Dyshohet se automjeti ka shpërthyer në flakë si pasojë e një defekti teknik.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë shuar zjarrin dhe policia e cila po kryen veprimet hetimore.