Digjet një automjet në Durrës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr. 18, Durrës, ku ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur plotësisht një automjet tip “Ford”, në pronësi të një subjekti privat.
Sipas policisë, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.