Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Partizani” në qytetin e Vlorës mëngjesin e sotëm.
Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Paraprakiaht dyshohet për shkëndijë elektrike, raportojnë mediat lokale, të cilat kanë publikuar edhe pamjet.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi famijarët kanë dalë jashtë me shpejtësi sapo kanë pikasur flakët e para.





