Një makinë është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan.
Sipas policisë, zjarri ka rënë në një makinë tip “Renault”, në pronësi të shtetasit T.K., që ishte e parkuar. Nga flakët, mjeti është djegur pjesërisht, por nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.





