Fushë Krujë, 29 qershor 2014 – Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një restorant në Fushë Krujë. 

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 02:30 pas mesnate në restorantin “Brazili i ri”.

Sapo janë njoftuar për flakët në vendngjarje kanë shkuar 4 zjarrfikëse nga Durrës, Tirana, Kruja e Lezha, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.  

Dëmet materiale në restorant kanë qenë të konsiderueshme, por fatkeqësisht nuk ka pasur të lënduar.

Nga hetimet e para rezulton se rënia e zjarrit ka qenë aksidentale dhe është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/