Shkrumbohet nga flakët kati i dytë i një banesë private  në Durrës. Konkretisht ngjarja ka ndodhur  pranë xhamisë me katër minare në zonën rurale mes Plazhit dhe Shkozetit.

Mësohet se banesa është në pronësi të shtetases Nafie Myzyri dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Dëmet materiale janë të shumta pasi të gjitha orenditë shtëpiake të katit të dytë janë djegur plotësisht ndërsa në katin e parë të banesës nuk janë regjistruar dëme.

Zjarri ka shpërthyer fillimisht në kuzhinë dhe dyshohet që është vendosur nga një fëmijë i mitur i cili po luante në këtë dhomë.

Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.