Një magazinë kafeje në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët e zjarrit rreth orës 15:30. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli” në magazinën në pronësi të biznesmenit H.O.
Në vendngjarje shkuan forcat e zjarrfikëses, të cilat vendosën flakët nën kontroll dhe bënë të mundur shuarjen e tyre. Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Dëmi sipas pronarit përllogaritet deri në 400 – 500 mijë euro, por do pritet për vlerësimin e saktë të ekspertëve.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në magazinë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.





