Një servis automjetesh është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gramsh, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa shkaqet dhe rrethanat janë ende nën hetim policor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në fshatin Holta dhe për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz. Paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike në një automjet brenda servisit.

“Dyshohet se për shkak të shkëndijës elektrike në një automjet, ka rënë zjarr në servisin në pronësi të shtetasit B. H.. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale”, tha policia vendore pas veprimeve të para hetimore, të cilat janë ende aktive deri në pritjen e ekspertimit piroteknik.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.