Një stallë me bagëti është shkrumbuar plotësisht gjatë mbrëmjes në fshatin Çërravë të Pogradecit.
Mësohet se shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe se mbi 170 dele janë djegur të gjalla.
Stalla ndodhej larg fshatit dhe zjarri është konstatuar nga pronari vetëm mëngjesin e sotëm. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa policia dhe grupi hetimor po merren me sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





