Një banesë një katëshe është djegur mbrëmjen e kësaj të shtunë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Samrisht të njësisë Dajç të Bashkisë Shkodër.

Në të banonin dy shtetas, Pjeter Mhilli me bashkëshorten e tij. Edhe pse ka ndërhyrë një mjet zjarrëfikës nga qyteti i Shkodrës nuk u arrit që shtëpia të shpëtohej, teksa gjithçka u shkrumbua.

Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë shkëndija elektrike. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë familja Mhilli është strehuar tek të afërmit.