Tre oficerë të forcave të rendit u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në Charlotte të Karolinës së Veriut në SHBA. 

Pas ngjarjes tronditëse, policia njoftoi se një i dyshuar u gjet i vdekur. Shefi i Departamentit të Policisë Charlotte-Mecklenburg, Johnny Jennings shpjegoi se tre efektivët e vrarë ishin pjesë e një ekipi federal të përbërë nga oficerë të disa agjencive të shumta. 

“Oficerët e vrarë kishin shkuar për të arrestuar një ish-të dënuar për armëmbajtje të paligjshme. Në momentin që ata mbërritën në banesën ku ndodhej i dyshuari, u pritën me të shtëna armësh. Pas një shkëmbimi të gjatë zjarri, arritëm të hyjmë në rezidencë, ku ndodheshin edhe dy persona të tjerë të cilët u dërguan në komisariat. Po përpiqemi të zbardhim të saktë dinamikën e ngjarjes. Ajo që mund të them sakaq është se kjo është një ditë absolutisht tragjike për qytetin Charlotte dhe për organet e rendit. Ne humbëm heronj që punonin për të mbajtur komunitetin tonë të sigurt”, tha Jennings. 

Jennigs shtoi se njëri nga katër pjesëtarët e plagosur të Departamentit të Policisë Charlotte-Mecklenburg që shkuan në vendngjarje, është në gjendje kritike për jetën, ndërsa tre të tjerët janë stabilizuar.