Angli, 16 qershor 2014 – Një burrë nga Britania e Madhe mori një copë të madhe lëkure me një tatuazh të vizatuar në të, në postën e tij. Gruaja që ka bërë dërgesën është londinezja Torz Reynolds. Ajo vendosi të bëjë këtë veprim, pasi mësoi se i dashuri e tradhtonte me një femër tjetër.
Reynolds kishte një tatuazh me emrin e tij në krahun e saj. Në tatuazh shkruhej “Chopper’s b***h”. 26 vjeçarja përdori një pincë për të hequr lëkurën nga trupi i saj dhe pasi e paketoi atë, ia dërgoi Stuart Chopper May. Reynolds e kishte mbështetur Chooper kur ai kishte vendosur të shkonte në punën e ëndrrave të tij në Alaskë.
Ajo mësoi më pas se ai ishte larguar nga 26 vjeçarja për të jetuar me një femër tjerër, prej 6 muajsh. “Unë e paketova mirë copën time të lëkurës, në mënyrë që ajo të dukej si një dhuratë. Ndryshova edhe shkrimin në mënyrë që ai të mos e kuptojë që ia kam dërguar unë. Në fund të fundit, është thjesht lëkurë dhe do të zëvendësohet prapë”, përfundoi Reynolds.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





