Persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar ndriçuesit që ndodhen në lulishten anash pallatit të kulturës "Aleksandër Moisiu" në qytetin e Durrësit.

Prej disa ditësh, ndriçuesit qëndrojnë të shkulur e e të zhveshur nga fijet e korentit, të cilat janë derdhur në tokë, ndërsa situata nuk është zgjidhur ende.

Por problemi nuk qëndron vetëm në aspektin dekorativ, që vandalët shkatërrojnë hapësirat publike të vendit të tyre, apo edhe duke lënë në errësirë atë pjesëz ku duhet të ketë ndriçim.

Paraqitet rrezikshmëri për njerëzit, mbi të gjitha për fëmijët, që janë të shumtë që kalojnë në këtë lulishte, pasi këta tuba ndriçues nuk janë me tension të ulët, por 220 volt, çka mund të përbëjë një incident fatal, në rast të kontaktit me to.