Spanja përballet me Kroacinë, në ndeshjen e parë të Grupit B, në Europian.

Kroatët janë shkundur totalisht në 45 minutat e para, ku spanjollët gjenden në avantazh të frikshëm prej 3 golash. 

Spanja e Luis de la Fuente ka arritur të gjejnë të parët rrjetën në “Olympiastadion” duke arritur t’i shpëtojnë dominimit disa minutësh, të rivalëve kroatë, të cilët patën disa raste shënimi.

Një kundërsulm vrastar i Spanjës është finalizuar më së miri nga Alvaro Morata, me “bomberin” spanjoll, i cili niset drejt portës kundërshtare dhe përballë portierit Livakovic nuk gabon, duke çuar topin në rrjetë.