Një tërmet i fortë 6.2 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur brigjet e rajonit Atakama, në Kili.
Sipas autoriteteve kilene, lëkundja sizmike e ka pasur epiqendrën 30 km në very të Chanaral, në rajonin e Atakamës.
Tërmeti nuk ka shkaktuar viktima e as dëme të mëdha materiale.
Sipas Shërbimit Hidrografik dhe Oqeanik të Marinës, tërmeti nuk pritet të shkaktojë një tsunami në brigjet kilene.





