Sot në qytetin e Shkupit pritet të mbahet protesta kundër diskriminimit dhe rasteve të montuara ndaj shqiptarëve.
Këshilli për protestat i përbërë nga familjarë të të dënuarve me burg të përjetshëm dhe rastet e tjera kanë bërë thirrje që masivisht të dilet në protestën që nis në ora 14.30 nga sheshi Skenderbe në Çarshinë e Shkupit duke vijuar me marshin drejt Parlamentit.
“Në emër të Këshillit për Protesta të familjarëve të dënuarve me burgje të përjetshëm dhe jo vetëm, u bëjmë thirrje të dilni në protestë më 14 shtator 2019. Diktaturat rrëzohen vetëm në rrugë. Lejoni djemtë dhe vajzat e juaja, që të protestojnë, pasi vetëm duke protestuar ata do të burrërohen.
Protestoni të gjithë ju që mendoni se po na merr lumi. Ato që mendojnë se janë mirë, le të rrijnë në shtëpi dhe le të bëjnë patriotin e kabinetit dhe të internetit. Mirë u pafshim në protestë, burrnesha e burra”, thuhet në thirrjen e këshillit të protestës.
Kjo protestë ka marrë mbështetjen e shumë veprimtarëve dhe shoqatave nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora.