SHKUP, 12 prill 2013 – Të enjten në mbrëmje shpërtheu një përleshje masive mes nxënësve maqedonas dhe shqiptarë etnikë në Shkup, në afërsi të stacionit të autobusëve,kanë raportuar mediet lokale.
Policia thotë se u arrestuan disa pjesëmarrës.
Po vazhdojnë kërkimet edhe për personat e tjerë që janë përfshirë në incident.
Gjatë rrahjes janë dëmtuar dy autobusë.
Policia ndërhyri dhe qetësoi situatën.
Mësohet se në disa prej autobusëve ka pasur qytetarë maqedonas, të cilët kishin dalë në mënyrë të organizuar për pritjen e Johan Tarçullovskit, i liruar nga gjykata e Hagës, pas vuajtjes së dënimit për krime lufte.
/th. m. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





