– “Shqipëria vendos kushtet për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”, shkruan e përditshmja maqedonase Utrinski vesnik
DURRËS, 8 shtator 2014 – Qarqet zyrtare të Shkupit nuk e kanë pritur mirë qëndrimin e Tiranës, duke theksuar se Shqipëria vendosi kushtet për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
E përditshmja maqedonase Utrinski vesnik, në numrin e saj të shtatorit 2014 flet për kushte, duke iu referuar deklarimit më 5 shtator 2014 të Kryeministrit shqiptar Edi Rama në kuadër të samitit të NATO-s në Uells:
“Duhet që të gjithë bashkë të punojnë me më shumë këmbëngulje dhe me më shumë intensitet, për të hapur rrugën edhe për Maqedoninë, por duke bërë presionin e domosdoshëm mbi palët që të zgjidhin dhe t’i japin fund odisesë të tejzgjatur të emrit; duke kërkuar nga qeveria e Shkupit që të respektojë në frymë dhe në germë, Marrëveshjen e Ohrit”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





