Shkup, 14 nëntor 2013- Në shenjë solidarizimi me të gjithë ata që kundërshtojnë shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri, edhe në Shkup është organizuar një protestë.Me moton: “Oj Shqipni, mos thuj u helmova”, “Stop armëvekimike”, të pranishmit shprehen kundërshtimin për shkatërrimin e armëve kimiketë Sirisë.
"Të brengosur për mundësinë e sjelljes së armëve kimike në Shqipëri, jemi mbledhur këtu për ta shprehur kundërshtimin tonë të fuqishëm kundër kësaj ideje. Ne solidarizohemi me qytetarët e vetëdijshëm anembanë Shqipërisë të cilët e ngrisin zërin për ta mbrojtur shëndetin tone dhe mirëqenien e brezave pas nesh. E inkurajojmë dhe kërkojmë nga Qeveria shqiptare që ta bëjë të qartë kundërshtimin për çfarëdo mundësie lidhur me sjelljen e armëve kimike siriane, duke u nisur nga dëmi që mund të shkaktohet për të gjithë”, thanë organizatorët e kësaj proteste.





