* Partia e pakicës sllave të zonës së liqenit të Prespës “Aleanca Maqedonase për Integrimin Evropian” i është bashkuar koalicionit të udhëhequr nga partia në pushtet e kryeministrit shqiptar Sali Berisha

SHKUP, 13 maj 2013 –Agjencia e Investimeve të Huaja dhe Nxitjes së Eksportit e IRJ Maqedonisë, nëpërmjet reklamuesit të vet në Shqipëri Fatos Mustafa dhe me mbështetjen e Ambasadorit të IRJ Maqedonisë në Shqipëri VeleTrpevski, në bashkëpunim me Agjencinë për Nxitjen dhe Mbështetjen e Turizmit të IRJ Maqedonisë, është përfshirë në organizimin e “Forumit maqedonas-shqiptar të Biznesit dhe Investimeve”, që do të mbahet më 22 maj, 2013.

Qëllimi i kësaj veprimtarie është forcimi i bashkëpunimit të kompanive agroushqimore të IRJ Maqedonisë me kompani shqiptare të interesuar në blerjen e produkteve nga Maqedonia.

Do të paraqitet potenciali turistik i vendit dhe do të ketë degustim ushqimesh dhe verërash maqedonase, tha Agjencia maqedonase e Investimeve të Huaja, e cituar nga portali “Balkans.com”.

Partia e pakicës sllave të zonës së liqenit të Prespës “Aleanca Maqedonase për Integrimin Evropian” i është bashkuar koalicionit të udhëhequr nga partia në pushtet e kryeministrit shqiptar Sali Berisha për zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”