Dy artistët e njohur të ekranit shqiptar, Shkurte Gashi dhe Flori Mumajesi kanë ardhur me një bashkëpunim muzikor, të titulluar 'Si dikur'. 

Një këngë me muzikë ritmike që flet për një çift të ndarë, të cilët u bashkuan për hir të shoqërisë që nuk e dinë për ndarjen.

Muzika dhe teksti është punuar nga vetë Flor Mumajesi që i mungoi për pak muaj muzikës shqiptare. 

Dueti i tyre pritet të jetë tepër i suksesshëm dhe shumë shpejt të kthehet në hit. Ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë pasi vitin e kaluar erdhën me 'T'u luta' që ka mbi 22 milionë klikime në YouTube.