Në një postim në rrjete sociale, ish-deputeti i PD, Igli Cara, ngre shqetësimin për shkurtimin e fondeve të Buxhetit të Shtetit për fermerët.
Ndërsa kritikon politikat e mbrapshta të qeverisë Rama siç i quan ai kundrejt zonave rurale, Cara shprehet se qëllimi final është largimi masiv i njerëzve nga fshati dhe favorizimi i importeve nga jashtë, kryesisht Serbia.
“Bujqësia në krizë të thellë!
Shkurtimi i fondeve për fermerët është një tregues domethënës mbi rëndësinë që kanë zonat rurale për këtë qeveri, megjithëse fermerët japin 20% të GDP-së dhe janë 44% e popullsisë.
Një politikë e mbrapshtë, me qëllimin final të largimit masiv edhe nga fshati.
Kjo ka ndikuar në rritjen e importeve të produkteve bujqësore e blegtorale nga vendet fqinje, siç është Serbia.
Një nder i Ramës për Vuçiç?!
Mos harrojmë që importohet 4.000.000 kg (4 milionë) qumësht pluhur x 11 litra uje , me të cilat prodhohen edhe nënproduktet e qumështit!
Sikur mos të mjaftonin këto, mbrojtësi që përdoret për qumështin pluhur stimulon sëmundjet kancerogjene.
Të vërteta të frikshme, që nuk mund të fshihen, pasi me to përballemi çdo ditë!
Gjithsesi pak rëndësi ka bujqësia dhe siguria e jetës së shqiptarëve, po presim me padurim, urimin e KM për festat e fundvitit e arritjet pafund!”,- shkruan Cara.