Ngatërroi shishen e ujit me atë të helmit, shmanget tragjedia në një familje në Bathore të Tiranës.

Mësohet se i mituri ka rrezikuar jetën pasi ka ngatërruar shishen e ujit me atë që brenda kishte helm.

Siç njofton policia, ai është dërguar menjëherë në urgjencë dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.05.2018, në Bathore, në banesë, shtetasi i mitur A.I, vjeç 14, aksidentalisht ka pirë ilaç helmues nga një shishe duke e ngatërruar me ujë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.