SHBA, 17 maj 2014 – Dy avionë udhëtarësh për pak sa nuk janë përplasur në veri të Hawaiit. Avionët ishin në të njëjtën lartësi, të cilën e kishin përcaktuar kontrollorët e trafikut ajror, ka raportuar të premten për CNN, Komiteti i Sigurisë së Trafikut Kombëtar.

Ngjarja për të cilën bëhet fjalë është regjistruar në 25 prill. Hetuesit ende nuk kanë arritur në një përfundim të saktë, se pse dy mjetet fluturuese u caktuan në të njëjtin lartësi.

Incidenti u bë publik, kur një prej pasagjerëve ka shkruar në blogun e tij se “para dy javëve për pak sa nuk kam vdekur në tragjedinë më të madhe të aeroplanëve ndonjëherë”.

Fluturimi 1205 i United, që po udhëtonte në lindje drejt Los Angelesit nga ishulli i Haëaiit, është dashur të ulet me të shpejtë për të shmangur aeroplanin e US Airëays që fluturonte nga perëndimi. Pilotët e United kanë marrë paralajmërimin e sistemit për shmangien e aksidentit, që kontrollon hapësirën rreth aeroplanit. Të dy aeroplanët ishin të tipit Boeing 757.

Faqja e internetit ku mund të shihen fluturimet, tregonte se aeroplani i Uinited u ul 183 metra për 60 sekonda. Udhëtari që ka shkruar në blog, Kevin Townsend, e përshkroi këtë si një ngjarje të frikshme, pasi rreth tij, pasagjerët ulërinin. Sipas vlerësimeve, në të dy avionët ndodheshin 590 pasagjerë.

Zyrtarët nuk pranuan të tregojnë se sa udhëtarë ishin në të dy mjetet fluturuese, por nëse vlerësimet e Townsend do të ishin të sakta, pot ë ishin përplasur dy avionët kjo do të ishte tragjedia më e madhe në historinë e aviacionit civil. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/