Interi mund të kishte një tifoze të zjarrtë më pak sot, nëse April Samers do të kishte lëvizur edhe pak centimetra më shumë ndërsa po filmonte një video gjatë Xhiros së Italisë.
Modelja seksi e “Playboy”, e cila nuk resht asnjëherë së mbështeturi zikaltërit, sot dëshironte të tregonte se ishte edhe ajo e pranishme në rrugë për të përshëndetur çiklistët që po marrin pjesë në Xhiron e Italisë, një nga garat më të famshëm në botë. Por ajo e teproi disi duke iu afruar shumë rrugës ku po vinte me shpejtësi grupi i çiklistëve dhe vetëm pak centimetra e shpëtuan pa u përplasur nga garuesit.