Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka kritikuar lajmërimin si masë ndaj përhapjes së COVID-19 për të shmangur grumbullimet në kisha e xhami.

Sipas Pollos ky lajmërim duhe të hiqet urgjentisht pasi evokon masakrën ndaj klerit e besimit të 1967 si dhe kujtimet e errëta të ateizmit shtetëor

“Njoftimi i qeverisë për të shmangur specifikisht grumbullimet vetëm në kisha e xhami evokon kujtime të errëta të ateizimit shtetëror komunist dhe masakrën mbi klerin e besimin me kulm në vitin 1967. Ai njoftim duhet hequr urgjent; përgjegjësit pasoja!!”, shkruan Pollo në Facebook.