Rënia e flokëve është problem, si te meshkujt ashtu edhe të femrat. Por ka disa mënyra natyrale se si ta parandaloni një gjë të tillë. Ne po jo sjellim një të tillë me përbërës hudhrën.
Hudhra
Sipas një studimi të botuar në Indian Journal of Dermatology, aplikimi i xhelit të hudhrës në skalpin e kokës mund të çojë në rritjen e flokëve të rinj në zonat ku nuk ka flokë.
Hudhra përmban sulfur dhe selenium që mund të forcojnë strukturën e boshtit të flokut, duke ushqyer skalpin dhe folikulat e flokut.
Si ndihmon hudhra
Hudhra është e pajisur me veti antibakteriale që ndihmojnë për të parandaluar infeksione të ndryshme të shkaktuar nga mikrobet, infeksione mykotike apo kërpudhore të skalpit.
Përveç kësaj, hudhra mund të ndihmojë për të hequr qafe edhe parazitët, që mund të prekin skalpin tuaj.
Aplikimi i hudhrës mund të trajtojë edhe kruajtjen apo skuqjen e skalpit, të largojë toksinat dhe papastërtitë nga lëkura e kokës duke ndihmuar në rritjen e flokëve të rinj.
Si ta përdorim hudhrën nëse kemi rënie të flokëve?
Vaj natyral hudhre
Vaji i hudhrës besohet se është shumë i efektshëm për të trajtuar problemet e rënies së flokëve.
Për të përgatitur vaj natyral hudhre në shtëpi gjithçka që duhet të bëni është të copëtoni hudhrën në copa të vogla dhe pastaj t’i zhysni në vaj ulliri për një ose dy javë.
Vendoseni këtë vaj në frigorifer për ta ruajtur mirë.