20 maj 2014 – Hunter Tylo është një fytyrë e njohur për miliona ndjekës të serialit “The bold and thw beautiful” në mbarë botën. Në Shqipëri, krahas rolit të doktoreshës Taylor Hayes, ajo njihet për rolin në filmin “E bija e Maharaxhait”, një ndër filmat më të pëlqyer të pas viteve ’90. Por fytyra e bukur e ekranit ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë këtyre viteve dhe kjo jo për shkak të moshës. Tashmë rreth të 50-ave, Tylo ka kryer disa operacione plastike, të cilat e kanë ndryshuar pamjen e saj. Në daljet e saj të fundit kanë rënë në sy buzët e fryra tej normales, mollëzat shumë të ngritura dhe lëkura e tërhequr.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





