Një 28-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga pasi është arrestuar nga autoritetet italiane në një banesë në Ascoli e cila ishte shndërruar në një bazë për shitjen e lëndëve narkotike.
Të riut iu gjetën në banesë 20 gramë kokainë, 100 gramë marihuanë dhe 11 mijë euro para të thata që dyshohet kanë ardhur si pasojë e shitjes së drogës.
28-vjeçari u arrestua pas një takimi me një klient 30-vjeçar të cilin policia po e vëzhgonte, ndërsa raportohet se i riu tashmë ndodhet në arrest shtëpiak.





