Dy vëllezër shqiptar 23 dhe 33 vjeç janë arrestuar në Torino nga policia e antidrogës pasi kishin kultivuar 500 rrënjë kanabis në një vilë në qendër të Pinerolos.
Shqiptarët me banim në Torino, kishin marrë me qira një ndërtesë për ta shndërruar në një “serrë” për prodhimin e drogës.
Kur agjentët kryen bastisjen, në Rrugën 26 Podgora, ata gjetën mbi 500 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan nga autoritete italiane.
Brenda u gjetën të gjitha pajisjet e nevojshme për ngrohjen e dhomave dhe filtrat për ventilim.
Në shtëpi u sekuestruan 100 kilogram marijuanë të gatshme për t’u paketuar. Ndërkohë që në ambientet e jashtme nuk dëgjohej asnjë arome ose zhurma shqetësuese.





